Aplikimet për leje qëndrimi në Suedi, duke përfshirë të gjitha kerkesat që i referohen azilit dhe mbrojtjes, përpunohen nga Agjencia Suedeze e Migracionit. Ambasada dëshiron të theksojë se nuk është e mundur të aplikohet për azil në cilindo ambasade suedeze dhe se kërkesat e tilla duhet të dorëzohen direkt në Agjencinë e Migracionit në Suedi ose në Policinë Kufitare Suedeze kur të hyjnë në vend. Për më tepër, nuk është e mundur që Agjencia e Migracionit të sigurojë azil për një individ që nuk është i pranishëm në Suedi.
Ata që nuk janë në gjendje të aplikojnë për azil në Suedi, zakonisht këshillohen që të kontaktojnë UNHCR-në ose autoritetet përkatëse në vendin e tyre të banimit.
Më shumë informacion për mbrojtjen / azilin në Suedi mund të gjendet në faqen e internetit të Agjencisë Suedeze të Migracionit në lidhjen më poshtë.
Mbrojtje dhe azil në Suedi . Në shqip ka vetëm informacion të pjesshëm. Për më shumë informacion mund të lexosh në gjuhën suedeze apo angleze vizitoni faqen e internetit të agjencisë suedeze për emigracionin.