Pyetje mbi vizitën në Suedi

Nëse do të vizitoni Suedinë dhe jeni qytetar i një vendi që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, mund t’iu nevojitet një vizë. Një vizë është leja për të udhëtuar dhe qëndruar në një vend për një periudhë maksimale prej 90 ditësh. Nëse mendoni të qëndroni në Suedi për më shumë se 90 ditë, atëherë do t’ju nevojitet leja e qëndrimit për vizitorët.

A mund ta vizitoj Suedinë, ndërsa pres për lejen e qëndrimit?
Aplikantëve nuk u ndalohet të shkojnë në Suedi; ata mund të përdorin regjimin pa viza (90 ditë gjatë një periudhe 180 ditore). Megjithatë, sugjerohet që sapo të mbërrijnë në Suedi, të informojnë autoritetet e emigracionit për qëndrimin e tyre atje, në mënyrë që vendimi të mos dërgohet gjatë kohës kur janë në Suedi. Ju lutem vini re se është gjithmonë policia kufitare ajo që vendos nëse një aplikant do të lejohet të hyjë në zonën Shengen.

Lexoni më shumë Vizitoni Suedinë . Për më shumë informacion mbi vizat dhe emigracionin mund të lexosh në gjuhën suedeze apo angleze vizitoni faqen e internetit të agjencisë suedeze për emigracionin.