Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 11:07 e pasdites

Programi suedez per policimin ne komunitet dhuron bicikleta per policet ne zonat bregdetare, per t’i ndihmuar ne sigurine dhe qetesine e qytetareve dhe pushuesve

24 Kor 2018

Më datë 20 korrik 2018, në Himarë, DVP Vlorë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 10 biçikletave dhe aksesorëve të tyre.

Këto  biçikleta u financuan nga Programi suedez SCPA dhe kjo ceremoni u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë së Shtetit.  Biçikletat do të përdoren për patrullime përgjatë bregdetit dhe do të shërbejnë për të rritur praninë e forcës policore pranë qytetarëve gjatë sezonit të pushimeve. Në ceremoni ishin të pranishëm drejtori i Departamentit të Rendit Publik në DPPSh z. Loka, Drejtori i  DVP Vlorë z. Shehaj, nënkryetari i Bashkisë së Himarës dhe drejtuesi i Ekipit të SCPA Z. Shundi. Këto biçikleta janë pjesë e një pakete më të madhe prej 20 biçikletash të dërguara në DVP-të e tjera në zonat bregdetare (Shkodër, Lezhë dhe Durrës). Përveç kësaj, Programi i Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri do të ofrojë 10 biçikleta për OPK-të ne DVP  Kukës dhe 5  biçikleta të tjera në DVP Elbasan. Përfaqësuesit e PSh shprehën mirënjohjen e tyre për programin SCPA dhe për Qeverinë Suedeze për mbështetjen që i është ofruar Policisë Shqiptare.