Një tërmet më i madh me madhësi 6,3 goditi Shqipërinë në 26 Nëntor me epiqendrën në veri të qytetit të Durrësit, i ndjekur nga disa tërmete me përmasa të ndryshme. Zonat përreth Durrësit dhe Thumanës janë prekur fuqimisht. Suedia ka dërguar një ekspert që do t’i bashkohet grupit të ekspertëve për urgjencat nga vendet e tjera të BE-së. BE dhe bashkësia ndërkombëtare janë aktualisht në terren për të ndihmuar autoritetet qendrore dhe ato vendore.
Suedia qëndron në solidaritet me Shqipërinë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre në këtë kohë shumë të vështirë.