Në kuadër të Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër DHBGJ, në datë 7 Dhjetor në ambjentet e shkollës së mesme “Qemal Stafa” në Tiranë, u organizua një aktivitet ndërgjegjësues me nxënës dhe mësues të kësaj shkolle.
Ky aktivitet u organizua nga Programi SCPA dhe u mbështet nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati i Policisë Nr. 3 si dhe nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile.
Të ftuarit dhanë mesazhe sensibilizuese kundër Dhunës ndaj Grave. Në aktivitet ishin ftuar dhe nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” që kishin përgatitur për bashkëmoshatarët e tyre një ekspozitë të vogël me punime me temën e aktivitetit. Gjithashtu një grup artistësh të rinj të kësaj shkolle performoi pjesë të ndryshme muzikore.