Alternate Text

AMBASADA E SUEDISËTiranë, Shqipëri

Koha lokale 8:44 e pasdites

Ndalohet hyrja në Suedi deri më 31 gusht 2021

01 Qer 2021

Ndalimi i hyrjes në Suedi qëndron në fuqi deri më 31 gusht 2021.

Ndalimi i hyrjes në Suedi mbetet në fuqi.  Vetëm personat të cilët kualifikohen si raste përjashtimore dhe mund të paraqesin rezultatin negativ të testit për COVID-19 lejohen të hyjnë në Suedi nga vendet jashtë Zonës Ekonomike Europiane (ZEE).  Personat të cilët vijnë nga një prej vendeve të Zonës Ekonomike Europiane (ZEE) lejohen të hyjnë në Suedi nëse, në momentin e mbërritjes, mund të paraqesin rezultatin negativ të testit për COVID-19.  Kërkesa për të pasur testin për COVID-19 me rezultat negativ vlen për personat që vijnë nga cilido shtet dhe për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e sipër, me disa përjashtime.

Për personat që udhëtojnë nga Danimarka, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar zbatohen kufizime të veçanta, çka do të thotë se Danimarka dhe Norvegjia i nënshtrohen të njëjtave rregulla që zbatohen edhe për shtetet e Zonës Ekonomike Europiane, ndërsa Mbretëria e Bashkuar të njëjtave rregulla që vlejnë për shtetet e tjera jashtë ZEE-së.

Ashtu si më parë, rezultati i testit negativ nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Megjithatë, udhëtarët e përditshëm për qëllime pune mund ta përdorin rezultatin e testit deri në 7 ditë. Ky lehtësim i kërkesës për testimet vjen me anë të vendimit të sotëm të Qeverisë dhe zbatohet edhe për personat të cilët e kalojnë rregullisht kufirin për të studiuar në Suedi.

Travel to Sweden during the corona pandemic

Frequently asked questions