Më 30 gusht 2023 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, pranoi letrat kredenciale të paraqitura nga Ambasadori i Suedisë, z. Niklas Ström, i shoqëruar nga Këshilltarja dhe Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim, znj. Petra Burcher, Sekretari i parë z. Johan Willert dhe këshilltarin politik z. Viktor Gunnarsson Popović.
Presidenti Begaj dhe ambasadori Ström vlerësuan të dy marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Suedisë dhe nënvizuan se sa të rëndësishme janë këto marrëdhënie për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.