Çfarë më nevojitet për të punuar në Suedi?
Për të punuar në Suedi, ju duhet të keni një leje pune. Lexoni më shumë të Agjencia e Migracionit rreth mënyrës se si duhet të aplikoni për një leje pune ose një leje qëndrimi si i vetëpunësuar ose kërkues shkencor.
Si duhet të aplikoj për një leje pune?
Rregulli kryesor është të aplikoni dhe të merrni një leje pune përpara se të hyni në Suedi. Të Agjencia e Migracionit mund të gjeni më shumë informacione, si edhe mund të bëni një aplikim online.
Në shqip gjeni informacion të pjesshëm këtu: Të punosh në Suedi
Çfarë kërkohet për të studiuar në Suedi?
Nëse do të studioni në një universitet ose kolegj universitar në Suedi për më shumë se tre muaj, duhet të keni një leje qëndrimi. Leja duhet të jetë dhënë përpara se të udhëtoni për në Suedi.
Për informacione rreth studimeve në Suedi, vizitoni faqen e internetit Study in Sweden (Të Studiosh në Suedi), ndërsa për informacione rreth lejes së qëndrimit për studime, vizitoni faqen e internetit të agjencisë suedeze për emigracionin.
A mund ta vizitoj Suedinë, ndërsa pres për lejen e qëndrimit?
Aplikantëve nuk u ndalohet të shkojnë në Suedi; ata mund të përdorin regjimin pa viza (90 ditë gjatë një periudhe 180 ditore). Megjithatë, sugjerohet që sapo të mbërrijnë në Suedi, të informojnë autoritetet e emigracionit për qëndrimin e tyre atje, në mënyrë që vendimi të mos dërgohet gjatë kohës kur janë në Suedi. Ju lutem vini re se është gjithmonë policia kufitare ajo që vendos nëse një aplikant do të lejohet të hyjë në zonën Shengen.
Lexoni më shumë Vizitoni Suedinë . Për më shumë informacion mbi vizat dhe emigracionin mund të lexosh në gjuhën suedeze apo angleze vizitoni faqen e internetit të agjencisë suedeze për emigracionin.
A mund të bëj bashkim familjar tek një i afërm ose familjar në Suedi?
Për t'u bashkuar me familjen ose të afërmit tuaj në Suedi, duhet të keni lejen e qëndrimit. Lexoni më shumë vizitoni faqen e internetit të agjencisë suedeze për emigracionin për mënyrën se si mund të aplikoni për veten dhe fëmijën tuaj.
Aplikimet për leje qëndrimi në Suedi, duke përfshirë të gjitha kerkesat që i referohen azilit dhe mbrojtjes, përpunohen nga Agjencia Suedeze e Migracionit. Ambasada dëshiron të theksojë se nuk është e mundur të aplikohet për azil në cilindo ambasade suedeze dhe se kërkesat e tilla duhet të dorëzohen direkt në Agjencinë e Migracionit në Suedi ose në Policinë Kufitare Suedeze kur të hyjnë në vend. Për më tepër, nuk është e mundur që Agjencia e Migracionit të sigurojë azil për një individ që nuk është i pranishëm në Suedi.
Ata që nuk janë në gjendje të aplikojnë për azil në Suedi, zakonisht këshillohen që të kontaktojnë UNHCR-në ose autoritetet përkatëse në vendin e tyre të banimit.
Më shumë informacion për mbrojtjen / azilin në Suedi mund të gjendet në faqen e internetit të Agjencisë Suedeze të Migracionit në lidhjen më poshtë.
Mbrojtje dhe azil në Suedi . Në shqip ka vetëm informacion të pjesshëm. Për më shumë informacion mund të lexosh në gjuhën suedeze apo angleze vizitoni faqen e internetit të agjencisë suedeze për emigracionin.
Si mund ta mësoj suedishten?
Ju mund ta mësoni suedishten online në adresa interneti Learning Swedish (Të Mësosh Suedishten) – një kurs gjuhe falas!